Vazhdon distancimi i gazetarëve të RTK-së pasi televizioni publikoi artikullin e “Slobodna Bosna” ku sulmohen mediat në vend

Vazhdon distancimi i gazetarëve të RTK-së pasi televizioni publikoi artikullin e “Slobodna Bosna” ku sulmohen mediat në vend

Gazetarja e RTK-së, Fitore Rexhepi, ka thënë se distancohet nga lajmi që është transmetuar të hënën nga RTK, lajm i prodhuar nga një medium boshnjak ku sulmohen dy media të Kosovës.

“Si gazetare e TV publik, në çdo pyetje që bëj ndaj secilit politikan, kam parasysh interesat e çdo qytetari që paguan taksat për këtë televizion. Jam gazetare e TV publik por jam kolege e secilit gazetar në Kosovë. Distancohem nga lajmi i mbrëmshëm, por ky reagim publik nuk është një akt guximi – në RTK gjithmonë ka vend për zëra të ndryshëm. Shpresoj që këta zëra të dëgjohen edhe në mediat e tjera, në mënyrë që të triumfojë demokracia dhe liria e secilit gazetar, qoftë nga politika apo nga grupet e tjera të interesit!”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në: