AGK-ja e dënon gjuhën e Rrustemit: VV-ja të ndalojë fushatën sulmuese kundër medias

AGK-ja e dënon gjuhën e Rrustemit: VV-ja të ndalojë fushatën sulmuese kundër medias

Thirrjes së Dejona Mihalit që të hetohen mediat, i është bashkuar edhe deputeti Adnan Rrustemi.

Për këtë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar sërish, duke kërkuar nga partia në pushtet që të ndalojë fushatën sulmuese kundër medias.

Reagimi i plotë:

Nuk ndalen sulmet e pushtetit – deputeti Rrustemi i kërkon Prokurorisë të hetojë mediet

Edhe deputeti Adnan Rrustemi i është bashkuar sulmeve të papranueshme kundër medieve.

Deputeti i Vetëvendosjes, gjithashtu i referohet shkrimit të mediumit të quajtur “Slobodna Bosna”, për gjoja kontrollin e medieve të Kosovës nga ana e Serbisë.

“Pyetja më legjitime që duhet shtruar është se a ka hapur pokuroria hetime për të parë nëse ka pasur transaksione financiare të Serbisë në portalet e Kosovës që shkruajnë me porosi kundër qeverisë apo çdo qytetari të vendit tonë?”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.

Edhe sulmi i z.Rrustemi është i papranueshëm dhe ka për synim intimidimin e medieve dhe gazetarëve.

AGK-ja, i bën thirrje VV-së të ndalojë fushatën sulmuese kundër medias.

Shpërndaje në: