Fake news-i i madh që u dha në RTK, qe për çka ‘shquhet’ Slobodna-Bosna: Lajme të rreme pafund dhe manipulim faktesh

Fake news-i i madh që u dha në RTK, qe për çka ‘shquhet’ Slobodna-Bosna: Lajme të rreme pafund dhe manipulim faktesh

Raskrinkavanje” është platforma më serioze në Bosnje-Hercegovinë, e verifikuar edhe nga “Meta”, për identifikimin dhe çmaskimin e lajmeve të rreme atje që udhëhiqet nga profesionistë të dorës së parë.

Saktësisht “Raskrinkavanje” e identifikonte “Slobodna Bosna”-n dhe “Alo”-n serbe si “prijësit e lajmeve të rreme në rajon” qysh në vitin 2020.

Nacionale ka lundruar në arkivat e platformës së kontrollimit të fakteve dhe bazueshmërisë së informacioneve dhe aty gjeti tabloidin “Slobodna Bosna” të vëzhguar mikroskopisht nga kjo platformë.

Në viti 2024 “Slobodna Bosna” numëron 63 artikuj “dezinformim”, 44 artikuj “manipulim të fakteve”, dhe 15 artikuj “lajme të rreme” – për të vazhduar edhe me mbi 100 emërtime tjera si “raportim të anshëm, teori konspirative, informacione të paverifikuara (etj).

Më 12 mars të vitit 2020 kjo platformë do të dilte me një artikull ku përfundonte se në rajon “Slobodna Bosna”, “Alo”-ja famëkeqe dhe “Originalno”, prijnë në rajon për lajme të rreme dhe shënohin nën rubikrun “Flamur i kuq”.

Më 2020 “Slobodna Bosna” numëron 23 artikuj si “shpërndarje e lajmeve të rreme”, 36 artikuj si “dezinformim”, dhe 12 artikuj si “manipulim të fakteve”, përtej artikujve të tjerë si “pseudoshkencë, teori konspirative”.

Këto të dhëna Nacionale i nxjerri në dritën e një lajmi të rreme, pa autor, të pabazuar, të pafaktuar – pa asgjë – ku kjo media shkroi duke pretenduar “të kenë mësuar…nga bashkëbisedues nga Kosova” se gjoja media Nacionale dhe Periskopi është ofruar në shërbim të regjim serb.

Një lajm i tillë – i një mediumi krejtësisht kontraverz dhe të dëshmuar nga studiues e vëzhgues të pavarur si maçineri lajmesh të rreme – arriti të gjejë hapësirë edhe në Radio Televizionin Publik dhe u shpërnda dhe mbështet nga akterë të pushtetit.

Raportimi si i tillë u denoncua poashtu në masë të madhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe një numër opinionistësh dhe gazetarësh.

Shpërndaje në: