Matoshi: Gazetarët e RTK-së në rolin e milicisë sekrete

Matoshi: Gazetarët e RTK-së në rolin e milicisë sekrete

Analisti Halil Matoshi ka reaguar për sulmet e pushtetit dhe RTK-së ndaj Periskopit dhe Nacionales.

Ai ka thënë se gazetarët e RTK-së janë në rolin e milicisë sekrete.

Matoshi ka thënë se askush nga RTK-ja nuk guxon me folë, dhe sipas tij ata po heshtin si minjtë para milicisë së moralit të Albin Kurtit.

Postimi i plotë:

Gazetarët e RTKsë në rolin e milicisë sekrete

1.

Lajme të sajueme kundër mediave të lira, në Shtabin e Dejona Mihalit, tue marrë si burim nji narkoman të komunitetit serb, të transmetueme me pagesë në nji portal bosniak – të transformueme bash siç veprojnë milicitë sekrete të paradiktaturave, rikthehen në Prishtinë, ritransmetohen në servisin publik RTK që mbahet me taksat e qytetarëve kosovarë!?

2.

Askush asnji anëtar Bordi, redaktor a gazetar s’guxon me folë. Frika âsht leva e parë mbi të cilën ngritet nji diktaturë!

Sonte në RTK lirisht munet me i dhânë lajmet Salih Zyba, për që guxon dikush me i thânë s’bân!

P.S.

Brezi jem i gazetarëve rreheshin me milicë serbë të armatosun deri n’dhâmb, (Shih videon) në këtë televizion, tue mbrojtë lirinë e shprehjes dhe shtypit të lirë!?

Sot kolegët e RTK heshtin si mijtë para milicisë së moralit të Albin Kurtit!

 

Të hënën, Deputetët Sali Zyba dhe Dimal Basha kanë shpërndarë një artikull të një mediumi të quajtur “Slobodna Bosna” (shqip: Bosnja e Lirë), nëpërmjet të cilit ata akuzojnë medie në Kosovë që, sipas tyre, “janë nën kontroll të Serbisë dhe Vuçiqit”.

Një artikull i tillë, zuri vend edhe në Lajmet Qendrore në Transmetuesin Publik (RTK).

Shpërndaje në: