Molliqaj: Sulmi i RTK-së ndaj mediave nuk guxon të kalojë pa dorëheqje dhe shkarkime

Molliqaj: Sulmi i RTK-së ndaj mediave nuk guxon të kalojë pa dorëheqje dhe shkarkime

Kryetar i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj një kronike të Radio Televizionit Publik të Kosovë, gjatë edicionit të lajmeve të mbrëmshme e ku aty janë sulmuar mediat në Kosovë ( Periskopi e Nacionale), e ku ajo kronik u shfrytëzua nga pushteti për të sulmuar po ashtu mediat.

Molliqaj, ka thënë se në RTK duhet të ketë dorëheqje, shkarkime dhe penalizime.

“Nuk është lëshim, gabim apo padituri. Është e qëllimshme dhe dashakeqe. Mision i thonë”, ka thënë ai ndër të tjera.

Reagim i plotë:

“Nuk është lëshim, gabim apo padituri. Është e qëllimshme dhe dashakeqe. Mision i thonë. Për këtë e kanë zaptuar RTK-në. Pushteti po i sulmon mediat, sepse ka nevojë për ta karikaturuar figurën e armikut të cilën e lufton dhe prej të cilës luftë merr rol historik. Rropatje për tu imponuar si domosdoshmëri.
Sulmi i RTK-së ndaj mediave nuk guxon të kalojë pa dorëheqje, shkarkime dhe penalizme. Por kjo nuk pritet nga ata, prandaj neve, qytetarë të këtij vendi, na takon mosbindja dhe rezistenca.

AGK i reagon Dejona Mihalit: Po i vazhdon sulmet ndaj mediave, kjo është e papranueshme dhe ka për qëllim intimidimin e gazetarëve në Kosovë

 

Shpërndaje në: