Plagosen tre persona me armë zjarri në Tiranë, detaje nga ngjarja

Plagosen tre persona me armë zjarri në Tiranë, detaje nga ngjarja

Tre persona kanë mbetur të plagusur me armë zjarri në Tiranë dhe janë paraqitur në spital në orët e para të mëngjesit për ndihmë mjekësore.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se ngjarja ka qenë aksidentale gjatë një feste në lokal dhe të plagosurit janë shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç.

Po ashtu bëhet me dije se të plagosurit fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Plagosen 3 persona me armë zjarri në Tiranë, mes tyre një 36-vjeçare

Më datë 23.07.2024, rreth orës 01:35, janë paraqitur në një spital privat, për ndihmë mjekësore, shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri.

Këta shtetas, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. E., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm.

Shtetasit D. P., dhe A. P., pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e shtetasit E. E.

Shpërndaje në: