Ish-kryediplomati i reagon RTK-së: E paguar nga taksat tona, po turpëron mediat vetëm pse kritikojnë VV-në me të drejtë
Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pas raportimit të Radiotelevizionit të Kosovës ku sulmoheshin Periskopi dhe Nacionale, duke cituar një portal jokredibil nga Bosnja.
Selimi përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ka thënë se kjo ka ndodhur vetëm për shkak të kritikave të mediave ndaj partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
“Transmetuesi publik i Kosovës (keq)përdor një artikull nga Slobodna Bosna, për të emëruar dhe turpëruar mediat e pavarura kosovare, duke i paraqitur si “të blear nga Vuçiq” vetëm se shkruajnë kritika (dhe me të drejtë) ndaj partisë në pushtet. Makineria e konspiracioneve dhe propagandës, e paguar nga taksat tona”, ka thënë ai.
Ndryshe, pas publikimit të këtij lajmi nga RTK, ka pasur shumë reagime të ashpra.