Miftaraj për raportimin skandaloz të RTK-së kundër Periskopit dhe Nacionales: Ende asnjë dorëheqje, ende asnjë kërkim falje

Miftaraj për raportimin skandaloz të RTK-së kundër Periskopit dhe Nacionales: Ende asnjë dorëheqje, ende asnjë kërkim falje

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar ashpër pas raportimit skandaloz të RTK-së kundër Periskopit dhe Nacionales.

RTK mbrëmë etiketoi dy media në Kosovë si të paguara nga presidenti i Serbisë, kurse brenda artikullit aty dy media ishin Nacionale e Periskopi. Pa ofruar asnjë fakt, pa kërkuar asnjë përgjigje nga palët e përfshira.

Për Miftarajn, për këtë rast duhet të ketë dorëheqje e kërkim-falje. Ai thotë se RTK-ja është e Kosovës, dhe kjo nuk duhet të ndryshojë pa marrë parasysh kush është në pushtet.

Postimi:

Ende asnje doreheqje, ende kerkim falje nga RTK. Nuk pres kerkim falje ose reflektim nga partia ne pushtet.

RTK eshte e Kosoves dhe kjo nuk duhet te ndryshoj, pa marr parasysh se kush eshte ne pushtet.

Shpërndaje në: