Zeneli: RTK merr paratë e taksave tona që të na servoj informacione të besueshme, e jo duke cituar portale jokredibile me qëllim që të godas mediat e tjera
Profesori i Gazetarisë, Alban Zeneli ka reaguar pas sulmit të pushtetit dhe RTK-së ndaj Periskopit e Nacionales.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se Transmetuesi Publik merr para nga qytetarët për të sjellë informacione të sakta, dhe jo për të goditur mediat në Kosovë.
Zeneli tutje ka thënë se me publikimin e shkrimit të në medias boshnjake, RTK i ka shkelur standardet profesionale.
Postimi i plotë:
Radio Televizioni i Kosoves do te duhej te shquhej per besueshmeri, sepse nuk e ka urgjencen e te qenit i pari qe ne ekonomi te vemendjes perkthehet ne para. RTK merr parate e taksave tona qe te na servoi informacione te verifikuara e te besueshme. Ndertimi i storieve duke cituar portaleve jokredibile me qellim qe te godas mediat e tjera ne Kosove eshte e kunderta e asaj se cfare bene nje transmetues publik. Pra, transmetimi i storieve bulevardeske, e bene vet RTKne bulevardeske. Po ashtu, RTK ka nje numer dokumentesh e standadesh qe duhet t’i zbatoj kur raporton, ato sonte jane shkel rende. Shihni se cfare thote dokumenti i standardeve profesionale te RTKse nder te tjera:
Verifikimi i fakteve
Gazetarët dhe redaktorët e RTK-së duhet të respektojnë rrgullën themelore profesionale
sipas së cilès të gjitha faktet duhet té verifikohen para se të emetohen ……
Vemendje e veçantë kërkohet me rastin
përdorimit të burimeve të paautorizuara nga
Interneti, pasi që ky rrjet mbarěbotëror mundëson qasje të pakufizuar dhe jokritke të
shfrytëzimit të të dhěnave nga këto burime dhe mund të shpie në dhënien e informacionit të gabuar. Para emetimit të materialit të paautorizuar nga intemeti, duhet të verifkohen të gjitha faktet. Nëse, megjithatë ështe shfrytëzuar nje burim i paautorizuar nga Interneti, kjo
duhet të tregohet qartë . Ne mënyrë më të detajuar kjo çështje është e rregulluar në kapitullin për mediat online.
Pertej kesaj, mediat e demtuara nga ky raportim i RTKse duhet e besoj qe do t’i drejtohen KPMse qe ta trajtoi kete rast edhe nga aspekti i standardeve qe ka vendose rregullatori.
Njiashtu, ne Kosove ka precedente gjyqesor me te cilet eshte vertetuar qe media eshte pegjegjese per vertetesine dhe qendrimet qe transmeton.
Pra, shkeljet e RTKse ne storien ‘Slobodna Bosnies’ nuk jane vec etike, jane shkelje te rregullroeve te veta, te KPMse e me shume gjase edhe vepra tjera qe mund te percaktohen ne gjykate.
Me e dhimbshja ne krejt kete histori eshte fakti se ku ka ra RTKja.