Flutura Kusari pas fushatës linçuese nga pushteti ndaj Periskopit: Pesë prej sulmeve ndaj gazetarëve në vitin 2024, kanë ardhur direkt nga VV-ja
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka bërë publike statistikat për sulmet ndaj gazetarëve.
Ajo ka theksuar se vetëm deri tash në vitin 2024, janë raportuar 24 sulme. Sipas saj, të paktën 5 prej sulmeve, kanë ardhur direkt nga VV-ja.
“Jemi në gjysmë të vitit 2024 dhe tashmë janë regjistruar 24 sulme ndaj gazetarëve. Të paktën pesë prej sulmeve ndaj gazetarëve vijnë direkt nga VV-ja”, ka shkruar ajo.
Ky reagim vjen pas ‘ofensivës’ së pushtetit kundër Periskopit dhe Nacionale bazuar në një shkrim të një gazete boshnjake, pa asnjë dëshmi.