Fushata linçuese e VV-së ndaj Periskopit, Salihu: Sonte e keni kompleksu edhe RTS’in

Fushata linçuese e VV-së ndaj Periskopit, Salihu: Sonte e keni kompleksu edhe RTS’in

Analisti Fitim Salihu ka reaguar pas publikimit të një shkrimi në RTK ku akuzohet Periskopi kinse për lidhje me Vuciqin.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se pushtetet e kaluara nuk e kanë përdorur kurrë RTK-në për të sulmuar mediat tjera.

Ai ka thënë se RTK-ja e Kurtit e ka kompleksuar edhe RTS, e që sipas tij kjo është e gërditshme dhe e turpshme.

Reagimi i plotë:

Vite me pare ka pas gazetere e analiste serbe dhe ish zyrtare te sherbimit sekret serb qe kane tregu se qysh e ka rekrutu UDB-a Albin Kurtin ne burg ose qysh Albini ka qene ne lidhje me vajzen e Sokolloviqit, ministrit te Brendshem te Milosheviqit.

Por, asnjehere RTK-ja nuk eshte leshu ne aventura servilizmi me i plasu keto deklarata ne edicionet e lajmeve qendrore dhe asku tjeter. Bile edhe atehere kur Albin Kurti e ka kalle Kosoven per me ardhe ne pushtet, pushtetet e kaluara nuk e kane perdor RTK-ne per te tilla sulme te ulta.

Ky lajmi i sotem i RTK-se tregon per nivelin me te ulet njerezor, moral, etik, profesional e kombetar te Bordit dhe menaxhmentit te sotem te RTK-se, a.k.a Radio-Televizioni i Kurtit. E gerditshme, e turpshme, e neveritshme. Sonte e keni kompleksu edhe RTS-in.

PS: Mos harroni – RTK-ja eshte televizion publik qe funksionon me taksat e qytetareve, te cilat i paguan edhe 50%-shi qe nuk e ka votu Albin Kurtin!!! Nese ju, Bordi e menaxhmenti i RTK-se, keni vendos me jetu krejt jeten si pampersa te Albinit, mos e beni kete kaq ashiqare e paftyrsisht. Servila, zvarranika, puthadore!!!

Shpërndaje në: