Jetlir Zyberaj: RTK që sot po kontrollohet nga VV-ja, ka arrit me sulmu Ilir Mirenën i cili u kthye nga Zvicra për të iu bashkuar UÇK-së

Jetlir Zyberaj: RTK që sot po kontrollohet nga VV-ja, ka arrit me sulmu Ilir Mirenën i cili u kthye nga Zvicra për të iu bashkuar UÇK-së

Një lajm sot është publikuar në një media të Bosnjes duke shpifur se si mediat e Kosovës, duke përfshirë Periskopin, është i kontrolluar nga Vuciqi.

Kjo shpifje, më pas është shpërndarë nga deputetë dhe aktivistë të Vetëvendosjes.

Po ashtu, e ka publikuar edhe transmetuesi publik i Kosovës (RTK).

Për këtë ka reaguar ashpër bashkëpuntori i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj i cili ka thënë se  televizoni i cili kontrollohet nga pushteti po mundohet të sulmoj pronarin e kësaj medie, Ilir Mirenën, i cili në kohën e luftës u kthye nga Zvicra për t’iu bashkuar UÇK-së.

Zyberaj tutje ka kritikuar Bordin e RTK-së duke i quajtur ‘zemlajk’ të cilët sipas tij po e bëjnë dallimin si në kohën e Jugosllavisë.

Reagimi i plotë:

Radio Televizioni i Kosovës, i cili sot kontrollohet totalisht nga pushteti i VV dhe paguhet nga taksat e popullit, ka arritur në pikën të sulmoj Ilir Mirenën i cili kishte ardhur nga Zvicrra për t’u bashkuar me radhët e Ushtrisë Çlirimtare për të luftuar kundër zemljakeve të menaxhmentit të sotëm të RTK-së dhe të regjimit të Kurtit.
Mbi të gjitha RTK ka cituar një person nga Serbia që është pjesë e luftës hibride të Serbisë në Kosovës dhe shfrytëzon naivitetin e jugonostalgjikëve, por zemljaket e RTK-së nuk e bëjnë dallimin; ata e bëjnë dallimin ashtu siç bënin gjatë kohës së Jugosllavisë, midis shqiptarit jugosllav dhe shqiptarit anti-jugosllav që urrehet prej tyre.

Shpërndaje në: