121 kërkesa veç sot për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë serbë
121 kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë serbë, në ata legal RKS, janë bërë këtë të hënë.
Nga shifrat e treguara nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, bëhet e ditur se më së shumti kërkesa janë paraqitur në Leposaviq – aty janë 50 sosh.
Vendin e dytë e mban Zubin Potoku, me 29 kërkesa, ndërsa e treta është Mitrovica e Veriut me 20 të tilla.
Zveçani është në vendin e katërt me 15 kërkesa, ndërsa në Graçanicë janë 3, e në Istog 2, kurse në Prizren 1.