Vdes në Velipojë 75-vjeçari nga Kosova, pësoi sulm në zemër sapo hyri në det

Vdes në Velipojë 75-vjeçari nga Kosova, pësoi sulm në zemër sapo hyri në det

Një 75-vjeçar nga Kosova ka vdekur në Velipojë, pasi ka pësuar atak kardiak brenda në det.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 13:00.

“Rreth orës 13:00, shtetasi kosovar M. S., 75 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se grupi hetimor ka dalë në vend të ngjarjes dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shpërndaje në: