Vizat për serbët me pasaportë ‘koordinacija’ – Çitaku: Debakël politik dhe diplomatik i Qeverisë Kurti

Vizat për serbët me pasaportë ‘koordinacija’ – Çitaku: Debakël politik dhe diplomatik i Qeverisë Kurti

Vlora Çitaku nënkryetar e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar pasi që BE vendosi t`i njoh pasaportat për serbët e Kosovës të lëshuar nga Serbia, e ku qytetarët serbë të Kosovës mund të udhëtojnë lirshëm pa viza në zonën Shengen.

Ajo ka thënë se ky është një debakël politik e diplomatik i Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti.

Reagimi i plotë:

Pra, pasaportat e lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë paskan marrë sot vulë legjitimiteti nga B.E.
Cfarë debakli politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti.
Ja ku e sollën Kosovën sjelljet infantile dhe aventureske të kësaj kaste udhëheqëse.

Shpërndaje në: