Reagimet nga Qeveria për Biden, Hyseni me një postim të ashpër: Mozomakeq, po mjaft më more të pafytyrë
Ish- ministri dhe deputeti i LDK-se, Skender Hyseni vjen me një reagim të ashpër ndaj qeverisë së Kosovës, më saktësisht ndaj shefes së diplomacisë kosovare Donika Gërvalla Shwarz.
Gërvalla ishte e vetma zyrtare qeveritare që ka reaguar pas largimit të presidentit amerikan Joe Biden nga gara presidenciale.
Hyseni e ka quajtur Qerverinë të pafytyrë dhe të pandërgjegjshme e cila sipas tij e ka marrë në qafë Kosovën.
“Establishmenti politik në Kosovë, e besa edhe shoqëria në Kosovë kanë marrë turr me i “drejtu politikat parazgjedhore amerikane” thua se kanë fuqi magjike dhe se e kanë luksin të merren me gjëra që shkojnë larg përtej orbitës së tyre miniaturale”, ka shkruar Hyseni.
“Mozomakeq!”
Sipas tij, Kosova e mjerë me një që e quan veten presidente e cila kërkon që Kosova të kthehet në kohën e parashpalljes së pavarësisë
“Edhepse uroj te jetë e vetëdijshme se askush nuk e pyet “kur është Bajrami i…….Kosova e mjerë me një kryeministër gënjeshtar intelegjent që nuk e ka hallin e Kosovës por që për synim ka “riformatimin e botës”, Kosova e mjerë, pa një alternativë real-politike të mirëfilltë…….”, ka vazhduar reagimin ish ministri Hyseni.
Por nuk ka përfunduar me kaq.
Hyseni thotë se kjo Qeveri i mori në qafë të gjithë.
“Po mjaft më more të paftyrë e të papërgjegjshëm se e morët në qafë këtë vend. I morët në qafë të gjithë, përfshi këtu edhe “40%-in e analfabetëve funksionalë””.
E ky reagim i ashpër vjen pas një postimi të Donika Gërvalla Schëarz, ka reaguar pasi presidenti amerikan , Joe Biden, ka njoftuar për tërheqjen e tij nga gara për president të SHBA.
Gërvalla ka thënë se populli i Kosovës dhe Kosova admirojnë dhe do të jenë gjithmonë falënderues për presidentin Biden, shkruan Gazeta Express.
“Ai po tregon përsëri se çfarë lideri i madh dhe i mirë është”, ka shkruar ajo. Tutje kryediplomatja ka shkruar se lidershipi i Biden dhe kontributi dekadësh për liri dhe demokraci janë një shërbim për të gjithë botën.
Gërvalla-Shwarz ishte e vetma qeveritare që reagoi pas largimit të Bidenit nga gara presidenciale.