Flet gruaja e Faton Hajrizit: Jemi duke prit me pa trupin e tij

Flet gruaja e Faton Hajrizit: Jemi duke prit me pa trupin e tij

Gruaja e Faton Hajrizit, Liridona, ka folur për Euroneës Albania, ku ka treguar detaje të raportit me Fatonin, fjalët e fundit që i shkëmbeu me të, si dhe detaje të tjera, pas ngjarjes tragjike, ku po besohet se Faton Hajrizi ka mbetur i vrarë nga policia serbe.

“Kontaktin e fundit e kam pasë në vikendin e fundit që e ka pasë Fatoni. Ditën e parë e ka pasë me mu, të dytën me shoqni. Pastaj është dorëzë. Por të nesërmën u ikë prej burgu. Arsyeja, besoj e keni degju ne media, edhe në ato që Fatoni i ka thënë në rrejte sociale.

Nuk e di nëse Fatoni e ka vrarë policin serb. Sa u kanë në arrati kemi bisedu, plani jonë u kanë, unë me mbetë shtatzanë dhe ai me iu kthy jetës. Por nuk e di kush ia mbushi krytë, pse erdh puna deri këtu, që Fatoni më nuk është.

Me nënën e Fatonit e me babain foli. Kur ndodhi rasti, më ka thirrë baba i Fatonit në telefon me më shprehë ngushëllim, i thashë babë a është e vërtetë, tha po e vërtetë është. Më tha ty të la, por neve na la më së keqti.

Duhemi me pa trupin e tij, patjetër. DIkun 10 ditë ose 2 javë na kanë thënë se shkojnë për me pa trupi.” – ka thënë Liridona.

Shpërndaje në: