Joe Biden ofron përkrahjen e tij që, Kamala Harris të jetë kandidate për Presidente
Presidenti amerikan është larguar nga gara e tij si kandidat për president edhe për një mandat në Shtëpinë e Bardhë.
“Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si zëvendëspresidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit”.
“Demokratë – është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin. Le ta bëjmë këtë”, ka thënë Biden.