Çiklisti goditet për vdekje nga një automjet në lëvizje në fshatin Lluga të Podujevës
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Lluga të Podujevës.
Viktima që po lëvizte me biçikletë u godit për vdekje nga një automjet.
Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse rajonale e policisë në Prishtinë.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti për Klankosova
“Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku”, theksoi ajo.