AGK dënon kërcënimet ndaj gazetarëve pas raportimeve për Faton Hajrizin

AGK dënon kërcënimet ndaj gazetarëve pas raportimeve për Faton Hajrizin

Sipas AGK-së, kërcënimet kanë ardhur në lidhje me raportimet për Faton Hajrizin, i arratisur nga burgu në Kosovë, dhe për të cilin raportohet se është vrarë në Serbi.

“Cak i sulmeve janë bërë më së shumti Ermal Panduri, autor i emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, dhe Vehbi Kajtazi, udhëheqës i Paparaci, dhe panelist në Klan Kosova. Gjithashtu, me mesazhe fyese e kërcënuese janë paraqitur edhe fotografitë e Jehona Bajramit të Klan Kosova dhe Doruntina Bylykbashit të TV Dukagjini. Videot e kanë përshkrimin “Vrasësit e Faton Hajrizit”, dhe i akuzojnë mediat dhe gazetarët se kanë kontribuar në ngjarjet në Serbi, që çuan në vrasjen e Hajrizit”, njofton AGK.

Meqë shumë prej kërcënimeve vijnë nga jashtë Kosovës, AGK-ja pret që autoritetet e sigurisë të bashkëpunojnë me partnerët e tyre jashtë vendit, për të zbuluar autorët e kërcënimeve me jetë ndaj gazetarëve.

Reagimi i plotë:

Shpërndaje në: