Rapidi ia cakton çmimin Albion Rrahmanit

Rapidi ia cakton çmimin Albion Rrahmanit

Rapid ka vendosur çmimin e Albion Rrahmani (24 vjeç), sulmuesit kosovar, i cili pati një sezon fantastik.

Nëpërmjet Viorel Moldovan, presidentit të klubit, Rapidi i Bukureshtit ka njoftuar shumën minimale për të cilën është e gatshme të ndahet nga Albion Rrahmani.

Moldovan theksoi se pa të paktën pesë milionë euro në tryezë, Rapidi nuk do të pranojë asnjë ofertë për Rrahmani.

“Futbolli është biznes, normal që duam t’i shfrytëzojmë këta lojtarë në parametrat sa më fitimprurës për klubin. Rrahmani është lojtari i Rapidit, ne duam që ai të vazhdojë me ne dhe të na ndihmojë të përmbushim objektivat. Ai është i përqendruar te Rapid, kemi pasur diskutime me të. Nëse shfaqet diçka që të kënaqë kërkesat e klubit… Ai nuk mund të largohet për më pak se pesë milionë, shuma minimale do të ishte më shumë se pesë milionë”, deklaroi Viorel Moldovan për Fanatik.

Albion Rrahmani shënoi nga penalltia në ndeshjen Rapid – CFR Cluj 2-2, në javën e dytë të sezonit të ri të Superligës.

Ai vlerësohet me 3,5 milionë euro nga Transfermarkt.

Shpërndaje në: