U kap pasi kishte prerë drunjë në pyjet shtetërore në Jezerc, ndalohet i dyshuari për 48 orë
Policia e stacionit në Ferizaj bazuar në planin aktiv “Mbrojta e pyjeve 2024”, mbrëmë rreth orës 23:00 në fshatin Jezercë të Ferizajt, tek vendi i quajtur “Derman” kanë zënë në flagrancë një person, i cili kishte prerë drunjë në malet e Jezercit, pronë e shtetit.
“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, e ka shoqëruar në stacionin e policisë personin L.H (M/K) i moshës madhore, ndërsa ka konfiskuar traktorin me rimorkoi, si dhe motorrsharrën.
Në lidhje me këtë janë njoftuar edhe zyrtarët e pyjeve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar sasinë e drunjtëve”, thuhet në njoftim.
I dyshuari pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.
Policia Rajonale e Ferizajt thotë se po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilagele të drunjëve.
Prandaj, “Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë dhe do të koordinojë aktivitetet me rojet e pyjeve. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, apleon policia.