“Ofenduese”, “Amatorizëm dhe krim m’i blloku paret”: Rukiqi i reagon Hekuran Muratit dhe lajmit të tij

“Ofenduese”, “Amatorizëm dhe krim m’i blloku paret”: Rukiqi i reagon Hekuran Muratit dhe lajmit të tij

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka quajtur “amatorizëm dhe krim” e madje edhe “ofenduese” proklamimin për “lajm të mirë” nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se Banka Qendrore e Kosovës ka transferuar 10 milionë euro të fitim të saj vjetor në llogaritë e shtetit.

Rukiqi tha se “kjo është bizare dhe ofenduese në të njejtën kohë” sepse “normal që krijon ‘fitim’, kur i mban mbi 700 milionë euro të bllokuara, para taksapaguesve, në llogaritë e BQK-së”.

Duke i mbajt këto para të bllokuara, ne kemi më pak infratrukturë të duhur, nuk e e kemi asnjë projekt më ndikim në ekonomi, nuk kemi fond të sigurimeve shendetësore, nuk kemi më shumë çerdhe, nuk kemi tekniologji të reja dhe dixhitalizim, e shumëçka tjetër”, shkroi Berat Rukiqi.

Financiariaht jemi të sanksionuar dyfish: nga qeveria dhe nga Bashkimi Evropian. Me i mbajt peng mjetët e taksapaguesve, përveç që është amatorizëm, është edhe krim”, përfundoi ai.

Shpërndaje në: