A duhet të federalizohet Maqedonia e Veriut dhe cilat janë modelet e mundshme?-Gjeopolitika e Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët

A duhet të federalizohet Maqedonia e Veriut dhe cilat janë modelet e mundshme?-Gjeopolitika e Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët

Çka solli marrëveshja e Ohrit për shqiptarët në Maqedonin e Veriut ?

Marrëveshja Kornizë e Ohrit, e cila u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001, i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni, duke vendosur themelet e një kontrate të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve, si dy popujt më të mëdhenj që popullojnë këtë në vend.
Marrëveshja e Ohrit u arrit pas dhjetë ditë negociatash intensive, mes forcave kryesore politike shqiptare dhe maqedonase me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar (SHBA-ja dhe BE-ja, të përfaqësuar James Perdew dhe Francois Leotard).
Por a solli marrëveshja e Ohrit atë çka u takonte shqiptarëve ? Sigurishtë që jo ! Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kishte qëllime të larta dhe të drejta për interesat nacionale dhe shtetëformuese të shqiptarëve në Maqedoni.
Në tavolinen e bisedimeve u arritë një avancim i pozicionit dhe të drejtave të shqiptarëve nė Maqedoni por mungoj vetëdija politike e liderve partiak të shqiptarëve nė Maqedoni për të këmbëngulur në kërkesën për rregullomin e brendshëm politiko-juridik dhe territorial (konceptin federal të Maqedonisë së Veriut) me dy njësi federale; njëra shqiptare dhe tjetra maqedonase.
Por e gjitha kjo nuk do thotë që kërkesa për federalizim të Maqedonisë së Veriut nuk mundet të rihapet si një marrėveshje politike dhe paqësore mes maqedonasve dhe shqiptarëve.
Federalizimi nënkupton rregullimin politiko-juridik të një shteti unitar në një model federal. Federalizimi synon t’u japë rajoneve më shumë autonomi nga qeveria qendrore.
Krijimi i dy njësive federale (entitete) brenda Maqedonisë së Veriut :
Entiteti i shqiptarëve me parlament dhe qeveri ( me kompetenca autonome në fushëveprimin e saj) në territorin administrative me popullësi shqiptare dhe
Entiteti maqedonas poashtu me parlament dhe qeveri në territorin administrative me shumicë maqedonase.
Sigurisht që të dy këto entitete do përfaqësoheshin sipas kuotës etnike edhe në parlamentin dhe qeverinë qendrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Një ndarje e vijave territorialo-administrative që do rezultonte drejt dhe në parim do ishte korrekte me një rikonfigurim 50 për qind me 50 për qind.
Bazë e mirë për ridizajnimin e vijave territoriale të të dy entiteteve do ishin të dhënat e defterve osman mbi parcelat katastrale të periudhës së kohës të Perandorisë Osmane (periudha e shekullit të fundit të kësaj Perandorie 1800-1900).
Sigurishtë që modeli i federalizimit do të ishte zgjidhja më racionale dhe optimale por edhe më shëndetshëme për të dy popujtë shumicë në Maqedonin e Veriut : maqedonasit dhe shqiptaret që do nënkuptonte forcimin e stabilitetit dhe paqës jo vetem të Maqedonisë së Veriut por edhe të gjithë regjionit .
Por a mund të ketë edhe modele tjera dhe cilat janë modelet e mundshëme :

Modeli belg !
Neni 1 i Kushtetutës së Belgjikës: “Belgjika është një shtet federal i përbërë nga komunitetet dhe rajonet.” Por çfarë do të thotë konkretisht? Pas themelimit të shtetit belg në vitin 1830, Belgjika u bë një shtet unitar i decentralizuar bazuar në modelin francez. Frëngjishtja ishte gjuha kombëtare. Megjithatë, flamenët përbënin shumicën e banorëve belgë. Në lëvizjen flamene, ata luftuan për status të barabartë të gjuhës holandeze dhe kulturës flamene pothuajse që nga momenti i themelimit të shtetit. Nga ana tjetër, gjatë kësaj kohe u hodhën themelet e bashkëjetesës paqësore mes flamenëve dhe valonëve. Në 1962-1963 Belgjika u nda në katër zona gjuhësore. Më vonë, nga fillimi i viteve 1970, vendi u federalizua në faza. Procesi i federalizimit në Belgjikë ka vazhduar që nga reforma e parë shtetërore në vitet 1968-1971 dhe deri më sot nuk mund të konsiderohet i përfunduar.

Modeli i Irlandës së Veriut :
Marrëveshja e Belfastit apo siç njihet si Marrëveshja e së “Premtes së Mirë” u nënshkrua në prill të vitit 1998, duke i dhënë fund konflikteve mes palëve kundërshtare në Irlandën e Veriut.
Marrëveshja e Belfastit u arrit pas tre dekadash konflikti. Marrëveshja krijoi dakordim të ri për ndarjen e pushtetit, duke përfshirë ekzekutivin dhe asamblenë, dhe bazohej në një sërë parimesh themelore, duke përfshirë barazinë e vlerësimit të të dy komuniteteve, parimi i pëlqimit që mbështet statusin kushtetues të Irlandës së Veriut dhe e drejta e popullit të Irlandës së Veriut për t’u identifikuar dhe pranuar si britanikë ose irlandezë, ose të dyja, dhe të kenë shtetësi britanike dhe irlandeze.
Institucione të reja ndërkufitare që përfshinin Republikën e Irlandës për t’u marrë me çështje si bujqësia dhe shëndeti. Republika e Irlandës e hoqi kërkesën e saj kushtetuese në gjashtë qarqet që formojnë Irlandën e Veriut.

Gjeopolitika në Maqedonin e Veriut dhe Shqiptarët !
Maqedonia e Veriut është një vend në Evropën Juglindore (ka pasur një mosmarrëveshje për emrin me Greqinë fqinje, e cila u zgjidh në vitin 2018 me Marrëveshjen e Prespës).
Maqedonia e Veriut është një republikë me një sistem qeverisjeje me demokraci parlamentare.

Gjatësia totale e kufijve të Maqedonisë së Veriut është 766 km dhe kufizohet në veri me Republikën e Kosovës (gjatësia e kufirit 159 km), me Serbinë (62 km) , me Bullgarinë në lindje (148 km),në jug me Greqinë (246 km) dhe Shqipërinë në perëndim (151 km). Maqedonia e Veriut ka një popullësi prej 1.8 milion banorë (sipas cenzuesit të vitit 2021.
Maqedonia e Veriut ka një sipërfaqe prej 25713 km².

Grupet etnike:

maqedonas, 58.4%
shqiptarë, 24.3%
turq , 3.9%
romë, 2.5%
serbë , 1.3%
boshnjakë , 0.9%
rumunë , 0.5%
Nuk kanë marrë pjesë në regjistrim.7.2%

Gjuhët zyrtare :

Maqedonisht
Shqip
Gjuha maqedone, gjuhë e parë dhe zyrtare në të gjitha aspektet në gjithë territorin e shtetit dhe në marrëdhëniet e tij ndërkombëtare.
Gjuha shqipe, gjuhë e dytë zyrtare në nivel shtetëror dhe në njësitë e vetëqeverisjes vendore ku folësit janë 20% ose më shumë((duke përjashtuar mbrojtjen, policinë qendrore dhe politikën monetare).
Religjioni :

Të krishterë: 60,4% (46,1% ortodoksë lindorë —14,3% të krishterë të tjerë).
Islam: 32,2%
Pa fe: 0,1%
Të tjerë: 7,2%
Burimi i këtyre të dhënave:
Stat.gov.mk. publik.më 30 mars 2022 (Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rezultatet e cenzuesit 2021).
Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s që nga 27 marsi i vitit 2020 dhe që nga viti 2005, është kandidate për anëtarësim në Unionin Evropian (UE).

Maqedonia e Veriut është një nga ekonomitë më të dobëta në Evropë dhe po kalon një proces transformimi, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht. Vendi po ballafaqohet me shkallën e larta të papunësisë dhe infrastrukturë të dobët. Në ekonominë e Maqedonisë së Veriut, më së shumti spikat industria ushqimore dhe e duhanit si dhe prodhimi i hekurit dhe çelikut
Gjeopolitikisht dhe gjeostrategjikisht,

Maqedonia e Veriut luan një rolë të theksuar ngase me pozicionin e saj si një vend kontinental në mes të gadishullit ballkanik, dhe si një urë lidhëse me pjesë të ndryshme të gadishullit (lidhjet transballkanike). Veçanërisht e rëndësishme është lidhja ndërmjet veri-jugut dhe luginës së Vardarit.

Që nga anticiteti , një pjesë e territorit të Maqedonisë ishte pjesë e një popull me origjinë thrake, si dhe një pjesë e madhe ishte e Ilirisë dhe Dardanisë, të cilat banoheshin nga fise ilire.
Sa është numëri i shqiptarëve në Maqedonin e Veriut dhe pse pala maqedonase “fshehë” numërin e shqiptarëve !
Para tre viteve zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu kishte deklaruar se 30.4% e poseduesve të pasaportave të Maqedonisë janë shqiptarë.
“Shtetësia nuk është statusi që përcakton përkatësinë etnike të qytetarëve, por përkatësinë shtetërore të tyre” kishte thënë ai.(07.01.2021, Epoka e re).
Duke marrë parasyshë numërin e mërgatës shqiptare nga Maqedonia e Veriut në vendet perëndimore por edhe më gjërë në pjesë tjera të botës na delë që numëri i shqiptarëve në Maqedonin e Veriut është dukshëm më i madh (35-40%). Politika zyrtare në Maqedonin e Veriut, qëllimisht nuk i pajisin me dokumente identifikuese dhe shtetësi, shqiptarët jorezident dhe në veçanti mërgaten shqiptare me origjinë nga Maqedonia e Veriut me të vetmin qëllim që të ruajë dominimin demografik në favorë të maqedonasëve !

Shpërndaje në: