Hamza: Përbërja e Qeverisë së re do të jetë në masë të madhe me profesionistë të rinj

Hamza: Përbërja e Qeverisë së re do të jetë në masë të madhe me profesionistë të rinj

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka biseduar me të rintjë e Mitrovicës.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se gjithmonë u ka dhënë hapësirë të rinjve dhe iu ka besuar.

Hamza tutje ka thënë se në qeverisjen e tij do të më shumë të rinjë.

Postimi i plotë:

Një pjesë të mbrëmjes së djeshme e kalova me rininë e mrekullueshme të regjionit të Mitrovicës. Me Arbnorën, Salën, Anitën dhe të rinjtë e PDK-së dolëm kah liqeni, i dëgjova preokupimet, bashkëbiseduam për studimet dhe të ardhmen e tyre. Gjithnjë u kam dhënë hapësirë të rinjve dhe u kam besuar përgjegjësi të ndryshme. I kam parë në punë dhe jam shumë i kënaqur me iniciativat dhe përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve.

Edhe ekipi im dhe përbërja e Qeverisë së re do të jetë në masë të madhe me profesionistë të rinj, të cilët me padurim presin t’i shërbejnë vendit të tyre.

Të rinjtë janë zëri i Kosovës. #TiKiZa

Shpërndaje në: