Mosmarrëveshje për borxh, kosovari ia rrëmben vëllain e mitur preshevases

Mosmarrëveshje për borxh, kosovari ia rrëmben vëllain e mitur preshevases

Një person raportohet se është rrëmbyer ditën e shtunë në Preshevë, ndërsa rastin e kanë paraqitur familjarët e tij në stacionin policor në Gjilan.

Rastin në polici e ka paraqitur motra e viktimës, e cila ka raportuar se vëllai i saj i mitur është rrëmbyer për shkak të një mosmarrëveshje rreth një borxhi.

“Preshevë 20.07.2024-16:00. Ankuesja femër Shqiptare shtetase e Serbisë, ka raportuar në Stacionin Policor Gjilan se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, është rrëmbyer vëllai i saj i mitur, viktima mashkull shqiptar shtetas i Serbisë; nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.

Gjatë bastisjes tek prona e të dyshuarit është gjet dhje konfiskuar 2.41 gram marihuanë.

Policia shton tutje se rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në: