Ndalohet për 48 orë një person, dyshohet se ndihmoi Hajrizin pas arratisjes

Ndalohet për 48 orë një person, dyshohet se ndihmoi Hajrizin pas arratisjes

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka zhvilluar hetime në lidhje me arratisjen e ndodhur ditë më parë në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.

Në vazhdën e veprimeve hetimore, nga Policia e Kosovës kanë thënë për RTKlive se sot me 20 korrik është ftuar për intervistim një person mashkull kosovar, për të cilin dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.

Në konsultim me Prokurorin dhe me vendim të tij, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

“Për të gjitha veprimet hetimore është konsultuar prokurori kompetent, me vendim të të cilit personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës për RTKlive.

Shpërndaje në: