Analisti Mehmetaj: Pse e ka kaq të rëndësishme Qeveria Kurti ta lidh Faton Hajrizin me Serbinë?
Analisti Lirim Mehmetaj me anë të një postimi ka komentuar deklaratat e ministres Albulena Haxhiu që arratisjen e Faton Hajrizit tentoi ta lidh me grupet kriminale serbe dhe shtetin e Serbisë.
Sipas Mehmetajt, Qeveria Kurti e ka jashtëzakonisht të rëndësishme ta ruajë pozicionin moral në situata.
“Por, nëse Serbia e paska ndihmuar Faton Hajrizin të dalë nga burgu, përse nuk na e thatë para se ky të vritej? Përse nuk na e thatë para se ta shihnit se publiku po rreshtohej me dhimbje krah historisë së tij? Përse fillimisht na thatë që këto as arratisje s’janë po largime të zakonshme që kanë ndodhur gjithmonë?”, shkroi Mehmetaj në postimin e tij.