Deklarata skandaloze e ministres Haxhiu për arratisjet, kërkohet dorëheqja e saj dhe të merret në pyetje nga Prokuroria

Deklarata skandaloze e ministres Haxhiu për arratisjet, kërkohet dorëheqja e saj dhe të merret në pyetje nga Prokuroria

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është kritikuar pas deklaratës në lidhje me arratisjen dhe pastaj me vrasjen e Faton Hajrizit në Serbi.

Haxhiu pas më shumë se 24 orë, theu heshtjen duke u deklaruar rreth kësaj ngjarje që ndodhi së fundmi.

Hajrizi i cili javë më parë ishte arratisur nga burgu në Smrekonicë, është vrarë në Serbi ditën e premte. Pas Hajrizit, nga burgu i Dubrave ishte arratisur edhe Ujkan Metaj.

Në lidhje me këto arratisje, sot ministrja Haxhiu deklaroi personat e arratisur që po kërkohen nga Kosova, po ikin vetëm në Serbi, duke shtuar se informacionet e organeve në Kosovë sugjerojnë që në disa raste, këto arratisje janë organizuar me grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit serb:

E rëndësishme të potencohet fakti që arratisja e disa personave që po kërkohen nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë. Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashke organizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë.” – thuhet në reagimin e ministres Haxhiu.

Kjo deklaratë e Haxhiut shkaktoi reagime të ashpra në vend, ku në mes të tjerash është kërkuar edhe dorëheqja e saj nga pozita e të parës në Drejtësinë e Kosovës.

Kush, çka tha?

Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar deklaratën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Gruda ka thënë se ministrja e Drejtësisë shpalli kapitullimin në punën e saj, duke deklaruar që Serbia po i ndihmon në arratisjen e të burgosurve shqiptarë, transmeton nacionale.

Ministrja e Drejtësisë shpalli kapitullimin në punën e saj, duke deklaruar se Serbia po ndihmon arratisjen e të burgosurve shqiptarë dhe po u garanton atyre mbrojtje në Serbi.” – ka shkruar ai.

Tutje Gruda ka thënë se ministrja e Drejtësisë nuk foli për asnjë moment për rolin e saj, duke e quajtur sjellje totalisht joprofesionale.

Në një deklaratë të vetme, ajo përmendi shumë konspiracione, ngriti shumë hipoteza dhe deklaroi prezencën e Serbisë brenda burgjeve të Kosovës. Por, në asnjë moment nuk foli për rolin e saj si Ministre e Drejtësisë. Sjellje totalisht joprofesionale, e papërgjegjshme dhe e rrezikshme për vendin. Populli i Kosovës nuk meriton një ministre të tillë të drejtësisë, aq më pak deklarime kaq skandaloze në momente kaq kritike.” – ka përfunduar Gruda.

Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas postimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se “gjendja qenka më alarmante e më skandaloze se sa që është menduar”.

“Qysh e lejuat kete? Qysh me pase ndikim kaq te madh grupet kriminale serbe gjate pushtetit te Kurtit qe me organizu edhe arratisjen e njerezve prej burgjeve?

Nese grupet kriminale serbe kane hy pa verejtur edhe kane arratise njerez prej burgjeve te Kosoves, atehere komplet Qeveria Kurti duhet me dhane doreheqje. Brenda dites.” – ka shkruar ai.

Në fund Olluri ka shkruar:

“Detyra e Qeverise eshte mos me i leju grupet kriminale nga Serbia per me organizu arratisje nga burgjet e Kosoves, e jo me na kallezu ne FB qe na fshinen perpara kriminelet”.

Në lidhje me deklaratën e Haxhiu ka reaguar edhe, Kimete Berisha.

Berisha ka thënë se në bazë të kësaj deklarate, Serbia i paska pushtuar burgjet Kosovës.

Pasi që kjo e ditka se Serbia i paska pushtuar burgjet e Kosovës, pse nuk e lajmëron rastin në polici…., pse nuk e çon dikë në burgun e Smrekonicës, t’i thotë Serbisë ‘mos i liro të burgosurit shqiptarë’!” – ka shkruar ajo.

Tutje ka thënë se kjo qeveri është bë çmendinë.

Duke shtuar se Haxhiu duhet të shkarkohet, duke shtuar se nuk qenka vetëm e paditue, por edhe e luajtur.

Kjo qeveri u bë… çmendinë! Albulena Haxhiu duhet të shkarkohet jo që është e paditur, por se kjo qenka edhe e luajtur!” – ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka reaguar ministren Haxhiu.

Ai ka bërë me dije se pretendimet e ministres së Drejtësisë janë të pavërtetat.

Behramaj ka vlerësuar se Haxhiu gënjeu qëllimshëm për të shpëtuar veten dhe servilet e saj.

Shtyllë të shtetit e kanë bërë gënjeshtrën, sepse me gënjeshtra kanë ardhur në pushtet. I hëngri kjo shoqëri një herë – i ha prapë. Por, për dallim nga hera e parë që prodhuan shpresë me gënjeshtrat e tyre, tani po tentojnë të prodhojnë frikë, sepse e dinë që nuk mund të “shiten” më si shpresë. Albulena Haxhiu gënjeu sot për ta shpëtuar veten dhe servilët e saj. Gënjeu për interesin e saj dhe jo interesin e shtetit, siç mund të pretendohet!”, ka shkruar Behramaj.

Kurse, analisti i njohur, Vehbi Kajtazi kërkoi që Albulena Haxhiu të intervistohet nga Prokuroria Speciale.

“Te vetmen kompetence ne komponenten e sistemit te drejtesise qe ka Albulena Haxhiu, eshte Sherbimi Korrektues (burgjet dhe qendrat e paraburgimit). Nese edhe kete institucion nuk e kontrollon ajo, por Serbia, atehere çka na duhet kjo ministre. Deklarata e Haxhiut per arratisjen dhe vrasjen e Faton Hajrizit eshte ma skandalozja qe kam lexu. Prokuroria Speciale qysh sot duhet te ndermarre veprime dhe ta marre ne pyetje, Albulena Haxhiun si deshmitare, sepse nese kjo eshte e vertete, atehere ne nuk kemi kontroll mbi asgje ne Kosove.”,  tha Kajtazi në postimin e tij.

Ndërsa, analisti Lirim Mehmetaj në postimin e bërë tha se Qeveria Kurti e ka për synim shkatërrimin e shtetit.

“Kur ndodhen arratisjet e njepasnjeshme nga burgjet keto kohet e fundit, pushteti e paraqiti si nje situate krejt te zakonshme.  Madje, ministri Xhelal Svecla, tha se keto as arratisje nuk jane. Probleme qe zgjidhen per ceshtje oresh, tha. Okej, ne rregull. Tash qe situata perfundoi si perfundoi, te gjendur ne thumb te kritikave, edhe per shkak te dhembshurise kolektive per nje te burgosur qe sistemi e mori si te mitur dhe e torturoi deri ne shnderrimin e tij ne nje karakter te paqendrueshem, ministrja e Drejtesise, Albulena Haxhiu, po thote se jo vec qe kane qene arratisje, po edhe te organizuara nga shteti armik Serbia. Pra, pervec qe paskan qene arratisje, Serbia po e kontrollojka mjaftueshem sistemin e burgjeve te Kosoves sa edhe te mundesoje e organizoje arratisje. Cilit me i besu?  Qe ne po perzgjedhmi me ju besu, po a po na tregoni cilit?  E gjithe kjo situate e ka vec nje te mire. Ekspozimin, ma brutalisht se kurre, te kesaj kaste politike. Nuk ka asnje diskutim, se mision dhe qellim final i tyre eshte shkaterrimi i shtetit te Kosoves.”, tha Mehmetaj në postimin e tij.

Shpërndaje në: