Kajtazi: Skandaloze, Prokuroria Speciale duhet menjëherë ta marrë në pyetje Albulena Haxhiun
Gazetari Vehbi Kajtazi, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se ka dyshime se Serbia ka gisht bë arratisjet e fundit nga burgjet.
Gazetari Kajtazi tha se pas kësaj deklarate, Prokruroria Speciale menjëherë duhet ta intervistoj ministren Haxhiu.
Postimi i plotë:
Te vetmen kompetence ne komponenten e sistemit te drejtesise qe ka Albulena Haxhiu, eshte Sherbimi Korrektues (burgjet dhe qendrat e paraburgimit).
Nese edhe kete institucion nuk e kontrollon ajo, por Serbia, atehere çka na duhet kjo ministre?
Deklarata e Haxhiut per arratisjen dhe vrasjen e Faton Hajrizit eshte ma skandalozja qe kam lexu.
Prokuroria Speciale qysh sot duhet te ndermarre veprime dhe ta marre ne pyetje, Albulena Haxhiun si deshmitare, sepse nese kjo eshte e vertete, atehere ne nuk kemi kontroll mbi asgje ne Kosove.