Osmani takon kryeministrin e Irlandës, flasin për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar takimin kryeministrin e Irlandës, Simon Harris, në Samitin e EPC-së.
Osmani thotë se me Harris konfirmuan gatishmërinë për ta intensifikuar bashkëpunimin në një kohë të sfidave të shumta globale.
Postimi i plotë:
Rritja e dukshme e takimeve, vizitave zyrtare dhe shkëmbimeve midis Kosovës dhe Irlandës është një shenjë e qartë e marrëdhënieve tona të ngushta dhe të mira.
Në Samitin e EPC-së, në takimin me Kryeministrin Simon Harris, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Irlandës për rrugëtimin tonë euroatlantik, ndërsa konfirmuam gatishmërinë për ta intensifikuar bashkëpunimin në një kohë të sfidave të shumta globale. 🇽🇰🇮🇪
Rritja e dukshme e takimeve, vizitave zyrtare dhe shkëmbimeve midis Kosovës dhe Irlandës është një shenjë e qartë e…
Posted by Vjosa Osmani on Saturday, July 20, 2024