Hamza: Edhe Drenasi ka nisur mobilizimin për ta rikthyer qeverisjen e PDK-së në nivel vendi

Hamza: Edhe Drenasi ka nisur mobilizimin për ta rikthyer qeverisjen e PDK-së në nivel vendi

Në kuadër të vizitave mobilizuese nëpër komunat e Kosovës, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Drenasin.

Pas takimit me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci, Hamza ka bërë me dije se edhe Drenasi ka nisur mobilizimin për ta rikthyer qeverisjen e PDK-së në nivel vendi.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka treguar rrugën më të cilën PDK-ja mund të ec përpara.

“Edhe Drenasi tashmë ka nisur organizimin dhe mobilizimin për ta rikthyer PDK-në në nivel vendi si parti të parë. Nikoqiri ynë i radhës ishte Ramizi, i cili na tregoi për të arriturat, projektet e reja dhe përgatitjet e nevojshme që po bëhen në këtë komunë. Në koordinim me strukturat dhe të gjithë aktivistët, duke demonstruar përgjegjësi, hapësirë për të dëgjuar dhe gatishmëri për të mësuar e ndryshuar në bazë të kritikave konstruktive, së bashku ecim përpara!”, ka shkruar Hamza.

Edhe Drenasi tashmë ka nisur organizimin dhe mobilizimin për ta rikthyer PDK-në në nivel vendi si parti të parë….

Posted by Bedri Hamza on Saturday, July 20, 2024

 

Shpërndaje në: