Flladitet rajoni i Dukagjinit, reshje shiu pas temperaturave të larta

Flladitet rajoni i Dukagjinit, reshje shiu pas temperaturave të larta

Pas disa ditëve të nxehta, në Pejë po bie rrebesh shiu. Ndërsa në Bogë intensiteti i tij është më i lartë.

Kështu duket në pamjet e publikuar nga Meteo Ballkan.

Sipas parashikimeve të nxjerra nga “Mendimi për Motin” në këtë vikend dhe javën e ardhshme do të ketë pauzë nga të nxehtit.

“Një pauzë nga vala e stërzgjatur e të nxehtit na sjell java vijuese, ku po parashihen rënie të temperaturave në pjesën e dytë të javës, edhe nën 25C.  Pas rrebesheve të hënën, nga e mërkura rrebeshe shiu paraqiten në pjesë të vendit, ditën e enjte dhe të premte, me gjasa të vazhdojnë deri të shtunën.  Duke shkuar në ditët e fundit të korrikut, nga data 28, pritet të mbajë mot më i qëndrueshëm, me më shumë intervale me diell, e temperaturat sërish të shënojnë rritje mbi 30C”.

Stuhia me rrebeshe shiu përfshinë Pejen 🌩🌩🌩🌩⛈️⛈️⛈️🌬🌬🌬

Video: Nebih Tahiri

Posted by Meteo Ballkan on Saturday, July 20, 2024

Shpërndaje në: