Gruda i PDK-së për Haxhiun: Shpalli kapitullimin në punën e saj
Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar deklaratën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në lidhje me vrasjen e Faton Hajrizit.
Gruda ka thënë se ministrja e Drejtësisë shpalli kapitullimin në punën e saj, duke deklaruar që Serbia po i ndihmon në arratisjen e të burgosurve shqiptarë.
“Ministrja e Drejtësisë shpalli kapitullimin në punën e saj, duke deklaruar se Serbia po ndihmon arratisjen e të burgosurve shqiptarë dhe po u garanton atyre mbrojtje në Serbi.” – ka shkruar ai.
Tutje Gruda ka thënë se ministrja e Drejtësisë nuk foli për asnjë moment për rolin e saj, duke e quajtur sjellje totalisht joprofesionale.
“Në një deklaratë të vetme, ajo përmendi shumë konspiracione, ngriti shumë hipoteza dhe deklaroi prezencën e Serbisë brenda burgjeve të Kosovës. Por, në asnjë moment nuk foli për rolin e saj si Ministre e Drejtësisë. Sjellje totalisht joprofesionale, e papërgjegjshme dhe e rrezikshme për vendin. Populli i Kosovës nuk meriton një ministre të tillë të drejtësisë, aq më pak deklarime kaq skandaloze në momente kaq kritike.” – ka përfunduar Gruda.
Ministrja e Drejtësisë shpalli kapitullimin në punën e saj, duke deklaruar se Serbia po ndihmon arratisjen e të…
Posted by Përparim Gruda on Saturday, July 20, 2024