Olluri: Nëse grupet kriminale serbe kanë hyrë në burgjet e Kosovës, Qeveria duhet të japë dorëheqje
Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas postimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se “gjendja qenka më alarmante e më skandaloze se sa që është menduar”.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se kjo lë të kuptohet që grupet kriminale serbe kanë shtrirë ndikimin në burgje e polici.
“Qysh e lejuat kete? Qysh me pase ndikim kaq te madh grupet kriminale serbe gjate pushtetit te Kurtit qe me organizu edhe arratisjen e njerezve prej burgjeve?
Nese grupet kriminale serbe kane hy pa verejtur edhe kane arratise njerez prej burgjeve te Kosoves, atehere komplet Qeveria Kurti duhet me dhane doreheqje. Brenda dites.” – ka shkruar ai.
Në fund Olluri ka shkruar:
“Detyra e Qeverise eshte mos me i leju grupet kriminale nga Serbia per me organizu arratisje nga burgjet e Kosoves, e jo me na kallezu ne FB qe na fshinen perpara kriminelet”.
Postimi i plotë:
Gjendja qenka ma alarmante e ma skandaloze se sa qe e kemi menduar.
Postimi i ministres se Drejtesise per Faton Hajrizin…Posted by Parim Olluri on Saturday, July 20, 2024