“Atë ditë që marr vesh se nusja jem është shtatzënë, unë kthehem në burg”-Zbulohet biseda e Faton Hajrizit gjatë arratisjes
Gazetari, Arsim Lani, ka reaguar përmes një shkrimi emocionues në rrejtin social facebook pas vdekjes së Faton Hajrizit.
Lani thotë se kishte kontakt të vazhdueshëm me të madje kanë biseduar edhe sa ishte në arrati.
Ai në postimin e tij thotë se Hajrizi kishte plane për jetën dhe dalja nga burgu gjatë vikendeve e kishte bërë të kuptonte se çka është duke humbur jashtë.
“Dalja nga burgu, gjatë vikendeve, e kishte bërë të kuptojë sa shumë kish humbur për ato vite prapa grilave dhe sa shumë kishin ecur përpara të tjerët.
Kishte krijuar një besim të madh të unë si drenicak, që nga intervista në burg me të, dhe fliste në telefon me mua për gjërat që vetëm më familjar mund t’i fliste. Kemi biseduar me të edhe nga arratia. Ishim marrë vesh edhe për intervistë, por e priste momentin që të “rehatohej” diku në një vend të Evropës.Fliste dhe i vinte keq për prindërit që ishin përballur me situata të vështira për shkak të sjelljeve të tij në dhe jashtë burgu. E ndjente vetën fajtor për gjendjen e tyre të rënduar nga shëndeti. Më fliste shumë për nevojën e tij për të krijuar familje. Në çdo telefonatë ai bisedonte për atë nusen që do të jetë nëna e fëmijëve të tij. “Atë ditë që marr vesh se nusja jem është shtatzënë, unë kthehem nga arratia në burg”, m’u përgjigj një ditë kur për të satën herë ia përsërita kërkesës sime të sinqertë për t’u dorëzuar” shkruan Lani në postimin e tij
Postimi i plotë:
Ai kishte plane tjera për jetën.
Dalja nga burgu, gjatë vikendeve, e kishte bërë të kuptojë sa shumë kish humbur për…Posted by Arsim Lani on Saturday, July 20, 2024