LDK prezanton punët në unazën e brendshme: Do ta lehtësojë komunikacionin në Prishtinë
Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka prezantuar punët që po kryhen në Unazën e brendhsme të Kryeqytetit.
Në një video të postuar në rrjetet spciale nga LDK, ai ka thënë se “rruga po e asfaltojmë është pjesë e Unazës së brendshme të Kryeqytetit”.
“Ajo lidhë rrethin e Arbërisë me atë të Lakrishtës. Faza e parë e këtij projekti është 763 m dhe lidhë rrugët nga Rokuzina në drejtim të rrugës “Nora e Hotit””, ka thënë Xhaferi.
Sipas tij, në këtë projekt janë të përfshira gjitha instalimet nëntokësore si dhe do të ketë shtegun e biciklistëve, trotuarin, gjelbrimin, ulëset, ndriqimin e shenjëzimin.
“Ky është një projekt i kompletuar në tërësi. Me përfundimin e këtij projekti do të mundësohet qarkullimi i lehtësuar njëkahor i komunikacionit në këtë Unazë të brendshme të Kryeqytetit”, ka thënë ai.
Vazhdojmë! 🚧
LDK për infrastrukturë!Posted by Lumir Abdixhiku on Saturday, July 20, 2024