Osmani takohet me Presidentin e Bullgarisë: Diskutuam për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në kuadër të Samitit në Mbretërinë e Bashkuar.
Osmani ka thënë se me Radev ka folur për rëndësinë e e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
“Gjatë takimit tonë në Mbretërinë e Bashkuar, e falënderova Presidentin bullgar Rumen Radev për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Diskutuam raportet tona të shkëlqyeshme bilaterale, si dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.
Gjatë takimit tonë në Mbretërinë e Bashkuar, e falënderova Presidentin bullgar Rumen Radev për mbështetjen e palëkundur…
Posted by Vjosa Osmani on Saturday, July 20, 2024