Szunyog për masat e BE’së: Ishin reagim ndaj ngjarjeve në Zveçan dhe sulmit ndaj KFOR’it – 27 vendet duhet të pajtohen që të hiqen

Szunyog për masat e BE’së: Ishin reagim ndaj ngjarjeve në Zveçan dhe sulmit ndaj KFOR’it – 27 vendet duhet të pajtohen që të hiqen

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, në përfundim të mandatit, ka folur lidhur me masat ndëshkuese që BE ka vendosur ndaj Kosovës. Për heqjen e tye, ai ka deklaruar se duhet të ketë pajtim nga të 27 shtetet anëtare.

Szunyog ka thënë se këto masa janë vendosur si reagim ndaj ngjarjeve në Zveçan dhe sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR’it, vitin e kaluar.

“Një gjë është se këto masa janë marrë si reagim ndaj ngjarjeve në Zveçan më 29 maj (2023) dhe sulmit kundër KFOR-it. Kështu që unë mendoj se është e qartë se kjo ishte një krizë vërtet serioze dhe një situatë serioze dhe ne ndjemë se duhet të reagojmë. Prandaj, në fakt 27 shtete anëtare ranë dakord për deklaratën e 3 qershorit”, ka thënë ai.

Për heqjen e tye, ai ka deklaruar se duhet të ketë pajtim nga të 27 shtetet anëtare. Szunyog ka thënë se po zhvillohet një diskutim mes shteteve, duke shtuar se shpreson që së shpejti të ketë marrëveshje.

 “Nuk e di se nga vjen kjo narrativë e votimit dhe mosvotimit, por kjo deklaratë u pajtua qartë nga 27 shtete anëtare. Gjëja e dytë është se padyshim e njëjta gjë vlen edhe për heqjen eventuale të masave. Kjo duhet të miratohet nga 27 shtete anëtare. Po zhvillohet një diskutim midis 27 shteteve anëtare dhe shpresoj se shumë shpejt do të gjeni marrëveshje për këtë. Por përsëri, qëndrimet tona për këtë ishin shumë të qarta dhe është qëndrim i 27 shteteve anëtare që në fillim, dhe ai do të përfundonte me qëndrimin e përbashkët të 27 shteteve anëtare”, ka deklaruar Szunyog në një intervistë për EO.

Shpërndaje në: