Hoti: Qeveria Kurti dështoi në të gjitha premtimet për shëndetësi

Hoti: Qeveria Kurti dështoi në të gjitha premtimet për shëndetësi

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka vlerësuar se të gjitha premtimet në shëndetësi të Qeverisjes Kurti, kanë dështuar.

Hoti, ka radhitur shtatë prioritet e premtuara që ishin bërë nga ky pushtet.

“Sistemi i Informimit Shëndetësor nuk është funksionalizuar, sigurimet Shëndetësore nuk kanë nisur ende”.

“Nuk ka planifikim adekuat për furnizim me barna esenciale, vetëm gjysma e barnave të parapara sigurohen, pak mbi gjysma e materialit medicinal sigurohet, disa reparte nuk mbajnë evidencë për shpenzimin e barnave, gjatë vitit 2023 ka pasur blerje të barnave jashtë listës esenciale, dhe këto blerje në disa klinika nuk regjistrohen”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘Facebook’.

Duke thënë se “kanë dështuar në të gjitha premtimet në shëndetësi, përmes të cilave e kanë kërkuar besimin e qytetarëve në 2021”.

Sipas Hotit, rritjet ka edhe në largimin e stafit mjekësor nga Kosova.

“Emigrimi i stafit shëndetësor është rritur me 50% nga viti 2021 e këndej. Mbi 800 mjekë kanë emigruar”.

Ndër të tjera ai potencoi se investimet kapitale në shëndetësi “kanë qenë të papërfillshme”.

Sigurimet shëndetësore, unifikimi i çmimeve të barnave, funksionimi i Sistemit Informativ Shëndetësor, Ligji për Transplantimin e Organeve, rritja e numrit të inspektorëve shëndetësorë, furnizimi me barna e aparatura, sigurimi i Listës Esenciale të Barnave, trajtimi i mirëfilltë i pacientëve në klinika, infrastruktura e brendshme e spitaleve të QKUK-së, krijimi i kushteve më të mira për stafin shëndetësor për t’u mos u larguar, anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Realizim të këtyre planeve synonte partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje, por edhe pas tri vjetëve asnjë përmirësim në asnjërin prej këtyre drejtimeve.

Sot, sektori i shëndetësisë vazhdon të jetë në të njëjtën situatë që ishte në vitin 2021.

Me marrjen e pushtetit, premtimet elektorale të dhëna nga LVV-ja karshi qytetarëve, u harruan.

Shpërndaje në: