Mediat serbe: Faton Hajrizi ka qëlluar sërish në drejtim të policisë, për çka edhe ka mbetur i vrarë

Mediat serbe: Faton Hajrizi ka qëlluar sërish në drejtim të policisë, për çka edhe ka mbetur i vrarë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit, Faton Hajrizi është likuiduar.

Ai ka thënë se vrasja e tij është kryer në afërsi të Lloznicës.

Siç shkruan Blici serb, Faton Hajrizi ka qëlluar sërish në drejtim të policisë, për çka edhe ka mbetur i vrarë.

Sipas informacione të gazetës Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje, të njëjtit pretendojnë se Hajrizi ishte fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash

Shpërndaje në: