Macroni takon Vuçiqin, kërkon themelimin e Asociacionit

Macroni takon Vuçiqin, kërkon themelimin e Asociacionit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërkuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kështu thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Pallati Presidencial Elysee i Francës, ku njoftohet për një takim që kreu i shtetit francez ka zhvilluar me homologun e tij serb, Alleksandar Vuçiq, në margjina të Samitit të 4-të të Komunitetit Politik Evropian të mbajtur më 18 korrik në Blenheim, Mbretëri e Bashkuar, raporton Klankosova.tv.

Në komunikatë thuhet se Macroni ia ka shprehur Vuçiqit mbështetjen e plotë për integrimin e Serbisë në BE.

“Ai theksoi përkushtimin e tij në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar evropian dhe kërkoi zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e zbatimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Elysee.

Në fund, presidenti Macron ritheksoi përkushtimin e Francës për marrëveshjen e Dejtonit dhe unitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.

Shpërndaje në: