Bankomatet jashtë funksionit?- Flasin nga Banka Qendrore e Kosovës

Bankomatet jashtë funksionit?- Flasin nga Banka Qendrore e Kosovës

Një numër i madh i institucioneve në botë raportuan probleme të theksuara me internetin mëngjesin e sotëm, nga kjo ndërprerje masive u goditën bankat, mediat dhe linjat ajrore, të cilat shkaktuan një kolaps global, shkruan Periskopi.

Periskopi ka raportuar nga burimet e veta se edhe në Kosovë sistemet bankare të tërheqjes së parave nuk janë duke funksionuar.

Nga BQK thanë për Periskopin se nuk janë në dijeni për një problem të tillë.

“Ne në Bankën Qendrore nuk jemi të informuar se një gjë e tillë po ndodh në Bankat e Kosovës”- u shprehën nga BQK.

Periskopi ka kontaktuar edhe Shoqatën e Bankave të Kosovës, por deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigjie.

Fluturimet janë pezulluar në Aeroportin e Sidneit, United Airlines ka ndaluar fluturimet dhe platforma e Grupit të Bursës së Londrës ka përjetuar ndërprerje të herëpashershme.

Një situatë kaotike është krijuar në supermarketet në të gjithë Australinë dhe programet e rrjeteve televizive janë ndërprerë për shkak të dështimit të sistemeve kompjuterike.

Në Mbretërinë e Bashkuar, kanali Sky News është jashtë transmetimit për shkak të ndërprerjeve. Kanali nuk ka mundur të transmetojë drejtpërdrejt këtë mëngjes, thotë drejtori ekzekutiv i kompanisë.

 

Deri më tani shkaqet e këtij problemi nuk dihen por Microsoft tha se po ndërmerr veprimet e duhura pas problemeve të shërbimit dhe se po heton çështjen./Periskopi

Ndërpritet sistemi i IT’së në të gjithë botën goditen bankat, mediat dhe linjat ajrore

 

 

 

Shpërndaje në: