Burim Ramadani: Aftësia kriminale e Faton Hajrizit është e lartë

Burim Ramadani: Aftësia kriminale e Faton Hajrizit është e lartë

Një vrasje ka ndodhur sot në Llozincë të Serbisë, ku mbeti i vrarë një polic – për këtë krim është përmendur emri i Faton Hajrizit, i arratisur nga burgu ku mbahej në Kosovë.

Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), ka thënë se aftësitë kriminale të Faton Hajrizit janë të larta.

Ai tha se Hajrizi ka dëshmuar aftësitë kriminale, po ashtu edhe inteligjencën e aftësitë fizike.

Hajrizi është personi më i kërkuar nga institucionet e Kosovës.

“Ne gjithë e dimë, që kapaciteti, aftësia kriminale e Faton Hajrizit është jashtëzakonisht e lartë. Inteligjenca po se po, aftësitë fizike, por edhe ajo ndjenja, aftësia kriminale që është dëshmu, edhe me rastin e vrasjes së ushtarit rus kur ka qenë i mitur”, ka thënë Ramadani. /T7

 

Shpërndaje në: