Polici i plagosur serb tregon ngjarjen: Kemi gjuajtur mbi sulmuesin, nuk e di nëse e kemi plagosur

Polici i plagosur serb tregon ngjarjen: Kemi gjuajtur mbi sulmuesin, nuk e di nëse e kemi plagosur

Dje u vra një polic serb dhe një tjetër mbeti i plagosur. Vjekoslav Iliq, polici i plagosur mbrëmë nga të shtënat në afërsi të Loznicës, është në gjendje stabile dhe është i vetëdijshëm. Ai foli me ndihmësdrejtorin e policisë Dragan Vasiljeviq, i cili i tha RTS se si ndodhi sulmi, raporton N1.

Ai ka treguar se si polici Iliq ka arritur   të qëllojë në sulmuesin, por nuk dihet nëse ai është plagosur.

“Kanë parë një ‘Mercedes’ me targa turke. Për ta ka qenë e dyshimtë, kanë ndjekur mjetin, kanë ndezur dritat. Makina ndaloi një kilometër e gjysmë më tutje. “Policët kanë dalë nga vetura dhe kanë kërkuar dokumente personale, ka qenë kontroll rutinë”, tha Vasiljeviq.

Ai tregon se nuk ka pasur të shtëna menjëherë, ndërsa shoferi dhe pasagjeri kanë siguruar dokumentet e tyre personale. Duke respektuar rregullat, efektivët e policisë kërkuan që një person të zbriste – pasagjeri, ndërsa tjetri të kishte mbetur në automjet.

“Udhëtari doli, fytyra sillej normalisht në gjestikulacion, ishte e buzëqeshur, polici Iliq ishte në anën e majtë, në zonën e shoferit për ta mbajtur nën kontroll. “Menjëherë pas fillimit të kontrollit të personit janë dëgjuar të shtëna, ka qenë në pjesën e pasme të veturës”, tha Vasiljeviq.

Polici i plagosur kishte deklaruar se personi i cili sulmoi ata nuk dinte ose nuk donte të fliste gjuhën serbe.

 

Shpërndaje në: