Klinaku për arrestimin e Blerim Ramadanit: Serbia kriminale s’ka të drejtë të gjykojë veteranët e UÇK-së, Kosova të ndërmarr hapa menjëherë
Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka reaguar pas vendimit për paraburgim të ish ushtarit, Blerim Ramadani.
Ai përmes një postimi në Facebook e ka konsideruar të papranueshme këtë vendim të Maqedonisë së Veriut.
Klinaku ka thënë se shteti i Kosovës duhet të ndërmarr hapa menjëherë për lirimin e tij.
Ai tutje ka thënë se Serbia nuk ka të drejtë të gjykoj veteranët e luftës.
Reagimi i plotë:
E papranueshme që shteti artificial i Maqedonisë e dërgon në paraburgim 30 ditësh bashkëluftëtarin tonë Blerim Ramadani me qëllim të ekstradimit të tij në Serbi.
Shteti i Kosovës duhet që menjëherë të ndërmarr hapa në drejtim të lirimit të tij, sepse Serbia kriminale nuk ka të drejtë të gjykoi veteranët e luftës së UÇK-së që kanë bërë luftë në Kosovë për çlirim nga pushtuesi serb.
Këta që kanë ndihmuar gjoja ndryshimin e pushtetit të shqiptarëve atje, por edhe ata që thirren se janë ndryshimi si VLEN, janë të mjerë që nuk po e thonë as edhe një fjalë të vetme.