Osmani: Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-Greqi i dobishëm edhe për rajonin
Presidentja Vjosa Osmani, po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Presidenca ka njoftuar se Osmani është takuar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Osmani ka thënë se gjatë takimit me kryeministrin grek, ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për ta avancuar bashkëpunimin me Greqinë.
“Thellimi i bashkëpunimit midis Kosovës dhe Greqisë është i dobishëm jo vetëm për qytetarët e të dyja shteteve tona, por edhe për të gjithë rajonin”, ka theksuar Presidentja Osmani.