Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj bazuar në ligjin për publikimin e fotove me shënime tjera të personit të kërkuar dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore nё Ferizaj, lëshon kërkesën për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim të përcaktimit të identitetit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e personit në kërkim policor.
Personi i shpallur në kërkim dyshohet se ka kryer veprën penale të vjedhjes që ka ndodhur më 21.09.2023 në Shtëprcë, por që deri më tani policia e stacionit në Shtërpcë nuk ka mundur ta identifikojë, thuhet në njoftimin e policisë.
“Policia Rajonale e Ferizajt kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që ka informacione mbi identitetin dhe vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë, ndërsa të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, apelon policia.