Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe kapjen e një personi për vjedhje

Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe kapjen e një personi për vjedhje

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin dhe kapjen e një personi, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të vjedhjes që ka ndodhur më 21 shtator të vitit 2023 në Shtërpcë.

Në njoftim thuhet se deri më tani policia e stacionit në Shtërpcë nuk ka mundur ta identifikojë të dyshuarin.

:Policia Rajonale e Ferizajt kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që ka informacione mbi identitetin dhe vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë stacionin më të afërt të policisë,  apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë, ndërsa të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: