Berisha: Rusia me ndihmën e VMRO-DPMNE, Vuçiqit dhe Albin Kurtit po arrin të destabilizoj një vend që është antarë i NATO-s
Zafir Berisha nga Nisma ka reaguar për arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se me ardhjen e partive proserbe e proruse në pushtet në Maqedoninë e Veriut, a mund të udhëtojnë përmes këtij shteti ushtarët e UÇK-së.
Berisha ka thënë se Rusia me ndihmën e partive në pushtet në MV, të Kurtit e Vuçiqit po arrin të destabilizojë një shtet që ëahtë në NATO.
Postimi i plotë:
Arrestimi Blerim Ramadanit ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtronë dilemën se a mund të udhëtojnë drejtë MeV mbi 20 mijë luftëtar të UÇK-së, sikurse kur ishin pa ardhur në pushtet partitë pro-serbe dhe pro-ruse dhe VLEN-i i Albin Kurtit!?
Shumë luftëtar të UÇK-së ishin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, nese fillon arrestimi i tyre me flet-arreste të Serbisë, a do të priashtohet rrezistenca e armatosur kunderë ketyre padrejtësive!?
Rusia me ndihmën e VMRO-DPMNE, Vuçiqit dhe Albin Kurtit po arrin të destabilizoj edhe një vend në Ballkan që është antarë i NATO-s, pas BeH, Malit të Zi dhe Kosovës.